Përmbledhja e turit
Ejani te qendra jonë e “buggy”-ve dhe vini helmetat. Dëgjoni rreguallat e turit dhe masat e sigurisë përgjatë turit. Pastaj, nisuni në aventurën tuaj me bagi drejt liqenit të Qestoratit përgjatë natyrës te egër. Itenerari që pritet të përshkruhet kombinon një pjesë të shkurtër rruge normale dhe më së shumti rrugë “off-road” nëpër fusha dhe kodra. Sigurisht, që nuk mund ta humbisni mundësinë për një pushim të shkurtër për të bërë disa foto të paharrueshme dhe për t’i dhënë mundësinë pjesë marrësve të ndërrojnë vendet në bagime njëri-tjetrin në mënyrë që të gjithë të përjetojnë sa më mirë këtë eksperiencë. Ky tur është dizajnuar për t’ju ofruar një barazpeshë midis emocioneve, sigurisë, eksplorimit të natyrës dhe ndërveprimit në grup. Përgjatë këtij shtegu të zgjedhur nuk dotë mungojnë pamjet panoramike të natyrës magjepsëse të jugut të Shqipërisë, kodrave, fushave, tek-tuk ndonjë pellg uji, terrenit sfidues për t’u ngjitur, një pushim te liqeni i Qestoratit dhe kthimi përsëri në qendrën e bagive, tashmë në një të tatëpjetë argëtuese.
Ky udhëtim zgjat 2 orë dhe në raste pushimi mund të mbështetet edhe nga një mjet tjetër “off-road” i përshtatshëm për terrenet malore.
Çmimi:
– 40 Euro/personi në rast se përdor një bagi me një pjesëmarrës tjetër.*
– 55 Euro/personi në rast se përdor një bagi vetëm.
*Në rast se janë 3, 5, 7, or 9 persona (numër tek) ai që mbetet i pa shoqëruar mund të ulet në të njëjtin mjet me udhërrëfyesin. Çmimi do të jetë përsëri 40 euro/personi.
Numri i pjesëmarrësve:
- Minimumir: 2 veta
- Maksimumi: 10 veta
- 7 % ulje për grupet mbi 10 persona
Ky tur nuk është i përshtatshëm për:
- Fëmijët nën 7 vjeç
- Femrat shtatzëna
- Shoferët nën 18 vjeç
Çfarë duhet të dini para se të rezervoni këtë eksperiencë:
- Kokoret dhe syzet e diellit janë të këshillueshme të përdoren pasi mund të ketë shumë pluhur dhe baltë gjatë rrugës
- Fëmijët deri në 7 vjeç dhe të shoqëruar mund të vijnë si pasagjerë.
- Appropriate outdoor clothing with secure pockets that can be closed with zippers and closed-toe shoes.
- Përdorimi i alkoolit nuk lejohet.
- Limiti i peshës për 2 persona në një bagi është 150 kg.
- Një patentë e nivelit B është e nevojshme.
Udhërrëfimi:
Ne ofrojmë udhërrëfyes në gjuhët greqisht, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht
Orari:
Çdo ditë nga ora 09:00 në 15:00.
Ju lutemi të lexoni dhe të kushtet dhe rregullat e përdorimit para se të vazhdoni me rezervimin.