Shijoni 24 orë të fundjavës suaj në natyrën e jugut të Shqipërisë. Filloni duke ngritur kampin tuaj në qendrën e “Caravan Horseriding Albania Center”. Ecni përkrah kuajve, duke i drejtuar ata me anë të litarit ndërkohë që ju eksploroni natyrën përreth. Pas kësaj shkoni për një tur me automjetet bagi drejt liqenit të Çinit & Doftisë. Por nuk mbaron me kaq. bëni një pushim për një kafe ose çaj dhe mundësisht një dush. Nata e Filmit në Natyrë ju pret pa pushimit. Kjo eksperiencë ju mundëson të reflektoni me vetveten, ju inkurajon të eksploroni limitet tuaja, teston aftësitë tuaja të për të qenë një lider, ju afron më afër me natyrën dhe më e rëndësishmja ju ofron një moment të paharrueshëm.
Ditët e fillimit të aktivitetit janë çdo të premte – të shtunë dhe çdo të shtunë – të diel
Fillimi: 11:00 në mëngjes
Mbarimi: 10:00 në mëngjesin e ditës tjetër
Përmbledhja e itinerarit
Mbërritja te qendra “Caravan Horseriding Albania Center”
- 11:00 – Mbërrini dhe vendoseni në zonën e kampit në “Caravan Horseriding Albania Center”.
- Takoheni me mikpritësin dhe prezantoheni me mjedisin përreth. Shijoni një kafe ose çaj mirëseardhjeje.
- Ngrini tendat, lini objektet tuaja personale dhe përgatiteni për aktivitetet e ditës.
Hajking dhe eksperienca e ecjes përkrah kuajve
- Fillimi i aktivitetit: 11:45
- Ecni përkrah një kali, duke e udhëhequrr atë me anë të një litari ndërkohë që ju eksploroni natyrën përreth. Kjo eksperiencë ju mundëson të bëni një reflektimim personal, ju inkurajon të përballeni me frikën tuaj, limitet, dhe aftësitë si udhëheqës.
- Ecja në shtigjet malore zgjat rreth 45 minuta dhe ka dy ndalesa përgjatë saj për të patur mundësi të vështroni pamjet mahnitëse përreth dhe të mund të krijoni njëlidhej më të afërt me natyrën.
- Kthimi në qendër: Pas hajkingut, ndihmoni në pastrimin dhe ushqyerjen e kuajve.
Aventura me automjetet bagi: Nga Asim Zeneli te Liqeni i Doftisë
- Fillimi i turit: 14:00
- Bëhuni gati për një aventurë 3 orëshe me bagi nga fshtai Asim Zeneli te liqeni pnoramik i Doftisë.
- Pikëndalesat:
- Ndalesa te Bunkeri: Pause to learn about Albania’s Cold War bunkers and take some photos.
- Liqeni i Çinit: Admire the views of this artificial reservoir created for irrigation in the 1960s.
- Liqeni i Doftisë: Arrive at the lake for a relaxing picnic, short catch-and-release fishing session, and stories from a local fisherman.
- Kthimi në kamp: Ndërroni vendet e shoferit dhe pasagjerit me njëri-tjetrin dhe kthehuni përsëri në kamp përmes rrugëve gati-gati skenike.
Përfshihet mundësia për drejtimin e një bagi vetëm ose me një bashkëudhëtar tjetër. Pesha maksimale që mnnd të mbajë një bagi është 150 kg. Leje drejtimi e automjeteve e tipit B është e domosdoshme
Kampingu dhe Nata e Filmit në Natyrë
- Kthimi në Qendër: 18:00
- Bëni një pushim kafeje ose çaji, dhe nëse dëshironi edhe një dush. Përgatituni për një mbrëmje relaksuese.
- Kamping dhe darkim: Shijoni një darkë të përgatitur nga një nga familjet e zonës dhe mblidhuni përreth zjarrit të kampingut për të parë filmat që dëshironi nën dritën e yjeve.
Kamping gjithë natën
- Qëndroni në tendat e kampingut nën qiellin e natës plot yje, ndërkohë që qëndroni të mbështjellë me batanijet e kampingut “camping bag” që do t’ju ofrohet nga ana jonë. Megjithatë, sjellja e batanijes suaj është e këshillueshme për të qenë më rehat.
Mëngjesi
- 8:00 – Mëngjesi do të ofrohet në kamp dhe përmban produkte të freskëta si bukë, gjalpë, djathë, mjaltë, vezë, kafe, dhe çaj të zonës. [Përveç kafes se nuk mund të kultivohet në Shqipëri.]
Përfundimi i programit: 10:00 në mëngjes.
- 115 Euro për person (Për drejtimin e automjetit bagi me një pasagjer tjetër)
- 135 Euro për person (Për drejtimin e automjetit bagi vetëm)
Kush mund të marrë pjesë
Kjo aventurë është dizenjuar për individë me fizik të mirë me përvojë në aktivitetet në natyrë. E përshtatshme për fëmijë mbi 12 vjeç dhe të shoqëruar nga prindërit.
Lista e gjërave që mund të merrni
Për të siguruar një eksperiencë komforte dhe të sigurtë, ju lutem merrni me vete këto pajisje:
- Rroba të ngrohta: Mbulesa dhe batanije për natën.
- Xhaketa mushama shiu: Për çdo rast të papritur shiu.
- Llampë nate: E rëndësishme për orientim gjatë natës në errësirë.
- Batanije kampingu “Sleeping Bag”: Ne e ofrojmë një, por ju mund të sillni tuajën për më shumë rehati.
- Rroba plazhi: Opsionale, në rast se moti ju mundëson të notoni në liqen.
- Shishe ujii të ripërdorshme: Ndihmoni në uljen e shpërdorimit dhe mbrojtjen e natyrës duke sjellë shishen tuaj.
- Peshqirë: Peshqirët personalë për t’u larë ose notuar.
- Çanta mesi dhe xhepa të mbyllur: Për të siguruar objektet personale.
Kushtet dhe rregullat
- Minimumi i pjesëmarrësve për një group: 3 veta
- Maksimumi i pjesëmarrësve: 10 veta
- Kushtet për të rezeruar: Një foto e lejes së drejtimit të duhet dërguar 24 orë para fillimit të turit.
- Kodi i veshjes: Pantallona të gjata, këpucë të mbyllura dhe të parrëshqitshme, masa mbrojtëse kundër diellit, kapele dielli.
Ky program 24 orësh ofron bashkim të paharrueshëm të aventurave, relaksimit, dhe zhvillimeve kulturore për ata që janë gati të eksplorojnë natyrën shqiptare!
Ju lutem lexoni kushtet dhe rregullat mëposhtë para se ju të vazhdoni.
Kushtet për t’u pranuar para përdorimit të automjeteve bagi [Albanian]
Kushtet për t’u pranuar para përdorimit të automjeteve bagi [English]