🌿 Eksperiencë Autentike e klasës së gatimit në Lazarat! 🌿
Takohuni me Lorin dhe familjen e saj
🍽️ Çfarë do të mëoni të gatuani:
Ky është një udhëtim kulinarije i drejtuar nga Lori dhe familja e saj mikpritëse, e cila ka qenë e rrënjosur me breza në Lazarat. Sapo hyni në koshtin e tyre, të kthyer tani më në një kuzhinë të hapur, ndjehet aroma e ferskët e erzave, perimemeve dhe mishit duke zjerë, e cila ju bën menjëherë për vete.
Gjatë kohës që ju do të jeni së bashku, Lori do t’ju tregojë histori dhe receta të gjyshes të trashëguara në familjen e saj. Përvishni mëngët dhe bëhuni pjesë e përgatitjes së petanikut tradicional, i cili mban një vend special kuzhinën shqiptare, i shquar për thjeshtësinë dhe shijen e tij të delikate. Kj0 pjatë tradicionale përgatitet vetëm me miell, djathë, vaj, dhe erza aromatike, ku petët hapen dhe shtrohen në tepsi për t’u pjekur në zjarr me dru.
Receta e dytë që do të mësoni do të gatuani me Lorin janë petullat e mbushura. Kjo është një pjatë mjaft e dashur, me kore krokante dhe mbushje të butë, mjaft këndshme për ta provuar. Baza e këtij gatimi tradicional është e përgatitur nga brumi me miell gruri, për të formuar toptha të vegjël dhe dhe më pas për ti sheshuar pak me petës. Sapo të përfundojë dhënja e formës me petës dhe pasi t’i kemi mbushur me masë përzjerjeje me ullinj, djathë dhe perime të freskëta të marra nga koshti, do t’i hedhim petullat për t’i skuqur deri sa të kenë marrë ngjyrën e tyre perfekte të artë.
Receta e tretë që do të gatuani është hasudeja, një ëmbëlsirë e lehtë shqiptare, e thjeshtë dhe e parezistueshme për këdo. Kjo recetë tradicionale është një përzierje gjalpi, niseshteje, sheqeri, mjalti, dhe lajthish të gatuar a në perfeksion, dhe të përforcuar me aromën e luleve sezonale.
Dhalla është një traditënë kulturën shqiptare dhe simbolizon bashkimin në komunitet. Në këtë eksperiencë gjithëpërfshirëse me Lori dhe familjen e saj në Lazarat, ju do të keni mundësinë të merrni pjesë në ritin antik të përgatitjes së dhallës me anë të dybekut. Procesi përfshin përzierjen e qumshtit në dybek,një enë e gjatë dhe ngushtë druri, derisa tëndahet nga yndyra për të formuar gjalpin.
🌿 Një histori fshati:
Lazarati ka një histori unike. Dikur i njohur për mbjelljen e kanavisit, ky fshat ka bërë një kthesë të madhe vitet e fundit. Ndërkohë që e kaluara mund të ketë qenë e turbullt, e tashmja është e mbushur me shpresë pasi komuniteti po punon për të siguruar mundësi të reja zhvillimi, përfshirë ndarjen me vizitorët të traditës dhe kulinarisë së tyre mjaft të pasur.
🎉 Pse të zgjidhni “Lori’s Kitchen”:
Eksperiencë e personalizuar: Njihuni me banorët dhe kulturën e fshatit të Lazaratit.
Autenticiteti: Provoni shijet e vërteta shqiptare me gatime tv përgatitura nga vet ju.
Mikpritje e ngrohë: Ndjehuni si në shtëpinë tuaj dhe si pjesë e familjes së Lori.
Mbështetni komunitetin: Vizita juaj ndihmon në mbështetjen e vendosjes së një turizmi të qëndrueshëm në rajon dhe ndihmon bizneset e vogla.
🛍️ Merrni me vete një shije autentike! 🛍️
Para se të ikni, ndaluni edhe te ferma e Lori në krah të koshtit ku u zhvillua klasa e gatimit. Aty do të gjeni vaj ulliri, mjaltë, lajthi dhe fruta të thata. Mbështesni familen e Lori dhe komunitetin ndërkohë që merrni produktet e Lazarat për ta shijuar me vete në shtëpi.
Ofrohet çdo ditë por duhet të rezervoni 24 orë më parë.
Zgjidhni orarin:
Mëngjes: 10:00
Pasdite: 3:00
Madhësia e Grupit:
Mblidhni miqtë dhe familjen tuaj!
Minimum 4 veta, maksimumi 25 veta
Çmimi për person:
Vetëm 53€ për person
Përfshihet: Transportati vajtje-ardhje nga Gjirokastra, guida dhe mësimi i gatimit, përbërësit për të gatuar, receta, sallata, dhalla dhe rakija.
E papërfshirë: Suvenire, pije ekstra dhe do gjë e paërmendur në përshkrim.