Përmbledhje
Nisuni në një aventurë të jashtëzakonshme për më shumë se 3 orë nga fshati Asim Zeneli drejt liqenit piktoresk të Doftisë. Në këtë tur adrenalina, peisazhet e mahnitëse të natyrës shqiptare, historitë lokale janë të garantuara. Një piknik relaksues buzë liqenit do të ofrohet për të shijuar ushqimet lokale të zonës. Ju mund të ushtroni edhe përvojën tuaj të peshkimit aty. Pjesëmarrësit mund të ndajnë një bagi me një pjesëmarës tjetër ose të rezervojnë një bagi vetëm për vete ose si një tur privat. Për çdo bagi që do të ndahet nga dy pjesëmarrës, ata mund të ndërrojnë radhën e drejtimit të mjetit njëherë në vajtje dhe një herë në ardhje.
Itinerari:
- Nisja nga Asim Zeneli:
- Filloni me një prezantim mbi përdorimin dhe sigurinë e automjeteve bagi.
- Nisuni në një udhëtim emocionues “off-road” nëpër terrenet e bukura të Shqipërisë.
- Ndalesa te bunkeri – Histori e Luftës s ftohtë
- Një ndalesë e shkurtër do të bëhet për të mësuar mbi sistemin mbrojtës të Shqipërisë gjatë periudhës komuniste, me bunkerë pranë kufirit grek.
- Mundësi e mire për foto dhe një historik të shkurtër të këtyre bunkerëve.
- Ndalesa te liqeni i Çinit
- Një ndalesë e shkurtër do të bëhet për të mësuar mbi sistemin mbrojtës të Shqipërisë gjatë periudhës komuniste, me bunkerë pranë kufirit grek.
- Lëreni veten tuaj të përfshihet nga natyra dhe bëni sa më shumë fotos.
- Liqeni i Doftisë – Piknik, peshkim, dhe ekperienca locale
- Mbërritja te liqeni i Doftisë, shtëpia e lloj-lloj zogjve dhe një vend perfekt për një piknik.
- Pikniku është pvrgatitur nga një familje e zonës, provoni edhe fatin tuaj duke hedhur grepat e peshkimit në ujë nën përkujdesjen e një peshkatari me përvojë. (Peshqit që do të kapen dhe-lëshohen përsëri.)
- Peshkatari do të ndajë me ju histori dhe tregime rreth liqenit, duke ofruar kështu një përvojë unike kulturore.
- Kthimi në Asim Zeneli
- o Në kthim do të ndërrohen vendet e shoferëve për të patur mundësi që të gjithë pjesëmarrësit të mund të drejtojnë automjetet bagi dhe të shijojnë pamjet panoramike të natyrës.
- Bagi me pasagjerë të tjerë: 65 Euro për person (Pikniku dhe peshkimi i përfshirë).
- Bagi pa pasagjerë: 85 Euro për person (Pikniku dhe peshkimi i përfshirë).
- Ulje për grupe: 5% ulje grupe me 8 dhe më shumë veta.
- Madhësia e grupit: Minimumi 3 veta, maksimumi 10 veta.
*Në rast se janë 3, 5, 7, or 9 persona (numër tek) ai që mbetet i pa shoqëruar mund të ulet në të njëjtin mjet me udhërrëfyesin. Çmimi do të jetë përsëri 65 euro/personi.
Kushtet dhe rregullat:
- Limiti i peshës: Maksimumi i peshës që mund të mbajë një automjet bagi është 150 kg.
- Patenta dhe leje drejtimi e drejtuesve: Pjesëmarrësit që do të drejtojnë mjetet bagi duhet të jenë pajisur me leje drejtimi të nivelit B.
- Rezervimet: Për të rezervuar, për tv rezervuar ju lutem dëgoni një foto të patentës me imejl të paktën 24 orë përpara turit.
Ora e nisjeve:
- Çdo ditë, ora 9:00 dhe 13:00.
Kodi i veshjes:
- Pantallona të gjata, këpucë të forta, të mbyllura, të parrëshqitshme, dhe një xhaketë mushama kundër shiut dhe erës nëse do të jetë e nevojshme.
- Masa mbrojtëse kundër diellit (Krem kundër diellit, kapele).
- Shishe uji dhe një çantë e vogël për të mbajtur sendet personale.
- Siguroni që rrobat të kenë xhepa me zinxhira për të siguruar objektet tuaja personale.
Shënim: Ky tur ofron përzjere të aventureave në natyrë, dhe historive kulturore. Përgatituni për një udhëtim relaksues buzë liqenit!
Ju lutemi të lexoni dhe të kushtet dhe rregullat e përdorimit para se të vazhdoni me rezervimin.