11 Hours
Duration
Sarande
Location
Medium
Difficulty
1-4 People
Group
Guide, Lunch
Includes

Ky tur off road përfshin shumë eksperienca dhe kërkon një ditë të tërë. Ky tur do të nisi maximumi në orën 8 të mëngjesit me një udhëtim sfidues. Pamjet që do të hasni rruges do të jenë nga më të bukurat, fshatra të vegjël të largët,shtëpi të vjetra,me apo pa rrugë,kopshte të vegjël,kafshë të ndryshme ,kisha të vjetra dhe ndjesia e kthimit pas në kohë.

Ne do të ndalojmë për të vizituar rrenojat e kishës së Leshnicës dhe do të pimë një kafe në fshatin Cerkovic.

Një person vendas do na bëj një përshkrim sesi kjo zonë jeton,si ka qënë e shkuara e tyre,dhe se cfarë ata presin nga e ardhmja.Gjithashtu do të kemi një tur në një prej afreskeve mesjetare që do të drejtohet nga guida ndërsa shpjegon për afresket unike në kishën e Shën Gjergjit dhe Shën Athinas.

Më pas do të nisemi drejt Butrintit për të vizituar parkun arkeologjiik,në të cilin do të marim informacion për  të mërguarit pas rënies së Trojës të cilët  u zhvendosën në Butrint për të shpëtuar, që datojnë në shekullin e 7-të para Krishtit bazuar në mitologjinë klasike.

Pjesë e një zone të quajtur Epir,Butrinti ka qënë i pushtuar nga greket,romanët,bizantinët dhe nga venecianët.Si rezultat I këtyre pushtimeve Butrinti ofron një mori strukturash arkeologjike si  një teatër i ruajtur mirë, banjot publike romake brenda të cilave gjendet një vend ku zhvilloheshin ritet  paleokristiane dhe një bazilikë e shekullit të 9-të.

Gjithashtu  do të shihni shenjtorin e Asclepius, zot i mjekësisë I cili ulet në “akropolin” e tij dhe daton që nga shekulli i katërt.

Ne do ta vazhdojmë udhëtimin drejt një tjetër aventure si cështë turi i midhjeve nëpërmjet liqenit të Butrintit me varkë.Ky është një tur meditativ.Ju do të merrni midhjet tuaja do ti hapni dhe do ti pastroni ato.

Ju do të ndaloni në një breg ku do ti gatuani dhe do ti hani midhjet tuaja.

Është një kombinim i shijeve të ndryshme që përfshin vajin e ullirit vendas dhe limonat,bukë e freskët dhe një gotë vere vendase.

Guida juaj anglishfolëse do ta bëj eksperiencën tuaj unike duke ju treguar histori vendase dhe legjenda.

Ne do të drejtohemi për në Sarandë  dhe para se të kthehemi përsëri në Gjirokastër ju do të vizitoni galerinë  e  artit dhe do të keni një prezantim nga menaxheri i cili është gjithashtu një piktor shumë i mirë.

Kohëzgjatja: 11 orë

Koha: Orari i fundit i nisjes: ora 8:00 e mëngjesit.

Minimumi i grupit: 1

Maksimumi i grupit: 4

Përfshihet: Dreka, Guida

Çmimi për person për grupe me 1 person: 220 Euro

Çmimi për person për grupe me 2 persona: 160 Euro

Çmimi për person për grupe me 3 persona: 150 Euro

Cmimi për person për grupe me 4 persona: 140 euro

Niveli i vështirësisë off road: Mesatar

Shënim: Kërkesat për grupe me më shumë pjesëmarrës duhen bërë të paktën 2 ditë para datës së synuar.