1-2 Days
Duration
Gjirokastër
Location
2-12 Peoples
Group
All Year
Dates

Ne ofrojme fundjave ne fshat ne nga destinacionet e meposhme: Ballaban, Libohove, Selo, Fushebardhe, Karjan ose Asim Zeneli në një nga fermat më të mira ku dhe do të keni një shumëllojshmëri aktivitetesh për të bërë.

Ferma në të cilën ju do të qëndroni ka 3 dhoma familjare të cilat kanë njëra 4 shtretër tjetra 5 dhe tjetra 6. Ambjentet e kësaj ferme janë të plotësuara për të pritur familje.

Turi do të fillojë me vajtjen në fermë ku dhe do të shijoni një drekë me ushqime tradicionale dhe më pas do të vazhdojë me një ecje drejt një liqeni i cili është 30 minuta larg në këmbë. Atje gjatë Pasdites do marrim me vete kallamat e peshkimit dhe do të mësojmë fëmijët si të peshkojnë. Të gjitha pajisjet e peshkimit janë të siguruara nga ne. Por për ata të cilët nuk e pëlqejnë peshkimin mund të bëjnë plazh. Pra do të jetë një pasdite “Peshkim dhe Plazh”. Gjithashtu do të ndezim dhe një zgarë të vogël në një pyll me pisha ku nqs do kapim peshk do e pjekim bashkë me fëmijët.

Më pas bëjmë sërish një ecje 30 minuta në këmbë për tu kthyer në fermë ku do të hamë dhe darkën për të bërë mbylljen e ditës.

Të nesërmen do të fillojë sërish dita me një mëngjes mbretëror siç e quajnë dhe vetë amvisat pasi do të përmbajë reçelra , mjalt ,petulla dhe krepa të gjitha të përgatitura me produkte bio të fermës.

Më pas dita do të vazhdojë me një shëtitje në pyll ku fëmijët të shoqëuar nga Elma do të njihen me kërpudhat e zonës dhe do ti mbledhin ato. Më pas ata do të kthehen në fermë ku do të merren me pastrimin dhe gatimin e kërpudhave të cilat kanë mbledhur.

Pasditja konsiston në bërjen e punëve në kopësht si mbledhja e lakrave sallatrave ose bimë medicinale me të cilat do të përgatisim çaj për darkë.

Çmimet:
Për 1 natë – 85 euro/person.
Për 2 netë – 150 euro/person.

Minimumi i grupit: 2 pjesëmarrës.
Maksimumi i grupit: 12 pjesëmarrës.

Për të rezervuar këtë përvojë duhet të na kontaktoni një ditë para.

Nëse ju duhet transporti, ne jua ofrojmë atë me një kosto ekstra.