3 Hours
Duration
Gjirokastër
Location
1-20 Peoples
Group
All Year
Dates

I VETMI TUR I LETËRSISË NË SHQIPËRI.

Ky tur do të fokusohet në disa prej veprave që Kadare shkroi i frymëzuar nga qyteti i lindjes, historia e tij, fëmijëria, njerëzit, rrugët, thashethemet, pra nga gjithçka që krijonte jetën qytetare në ato vite.

Ai do të udhëhiqet nga ekspert të fushës së letërsisë, nga kritikë të njohur dhe do të jetë i ndërtuar në formën e një udhërrëfimi që do të stacionohet në pikat më të rëndësishme, që përshkruan brenda librave shkrimtari.

Janë 3 vepra kryesore ku Kadareja vendos Gjirokastrën dhe njerëzit e saj në subjektin kryesor të rrëfimit.

  • Kronikë në gur – është rrëfimi në formën e një kryevepre të fëmijërisë së tij. Rrugëtimi i jetës së një qyteti, në sytë e një fëmije.

Kjo vepër është e mbushur me ngjarje, njerëz, objekte dhe natyrshëm pasqyron jetën e qytetarëve të viteve ’40 në Shqipëri.

Gjatë rrugëtinit do të njihemi me objekte, rrugë, njerëz e ngjarje. Të gjitha këto do të shoqërohen me pasazhe të shkëputura nga vepra, të cilat do të lexohen nga udhërrëfyesi, si për të na kujtuar frymëzimin real të Kadaresë.

  • Breznit e Hankonatëve – një libër i shkruar me finesë të jashtëzakonshme, për të sjellë me emra të tjetërsuar personazhe emblematik të Gjirokastrës, por edhe për të pasqyruar tradita, zakone e rite të qytetit të gurtë.
  • Darka e Gabuar – Një roman kushtuar qytetit, mbrojtësve të tij si edhe reagimit në kohë të vështira.

Do të ndalemi në disa pika që tashmë janë të harruara ndonjëherë edhe nga banorët vendas, por që Kadare i përshkruan me pasion të cilat përveç trillit sjellin edhe realitete historike.

  • Shtëpia e Ismail Kadare

Një nga ndalesat kryesore të këtij turi do të jetë banesa e lindjes së shkrimtarit.
Gjatë vizitës do të dëgjoni të përshkruara momentet kur Kadare ende fëmijë, krijonte mbi emocionet dhe percetimet e tij të para. Kjo eksperiencë do të jetë si një udhëtim në kohë, ku sytë dhe mendja do të sinkronizohen me ato të shkrimtarit kur ai ishte ende fëmijë.
Pas vizitës në shtëpinë e Kadaresë do të rikthehemi në ambientet e sallës sonë të takimeve për të krijuar një diskutim të hapur me pjesëmarrësit dhe për t’u zbavitur me sfidën” Blind date with a book”.

Çmimi 2024: 62 Euro / person (7 % ulje per grupe mbi 10 persona, 15% Komision)

Kohëzgjatja: 3 orë.
Gjuhët: shqip, italisht, anglisht, frëngjisht, greqisht, spanjisht.

Shënim: Për të prenotuar turin, ju duhet të kontaktoni me ne, së paku një ditë para.