6 Hours
Duration
Gjirokastër
Location
1-10 People
Group
All Year
Dates

Gjirokastra tour – Eksperienca dhe shije

Ky tur do t’ju  udhëheqë në magjinë e jetës lokale. Ju do të njiheni me histori që shenjuan jetën e këtij qyteti, ngjarje, tradita e rite, të cilat gjenden në  çdo sokak të tij.

Një tur ndryshe, ku nuk do të memorizohen datat, por mbresat e historive dhe mënyra si qyteti e sheh veten ndër shekuj.

Do të mësoni rreth legjendave, miteve, ngjarjeve të rralla, mënyrës së menaxhimit të tyre nga banorët lokal.

  • Rrugëtimi do të nisë në Pazarin e Gjirokastrës. Ai u dogj përpara 300 vitesh dhe që atëherë pas ringritjes u emërtua Pazari i Ri, emër që e mban edhe sot.
  • Ndalesa e dytë do të jetë Kalaja, simboli i jetës qytetare, mbrojtësja e qytetit e rrethuar nga misteri dhe legjendat. Gjatë rrugëtimit brenda mureve të kështjellës do të vizitoni: Kullën e Sahatit, galerinë e topave, Kishën e Princit, objektet e kultit.

Do të njiheni me legjendën e Argjiros, dhe periudhat historike që shënuan jetën e kalasë dhe qytetit. Periudha e Ali Pashës dhe ajo e komunizmit kanë lënë shumë gjurmë ende evidente në kështjellë. Nga kalaja është e dukshme edhe kronologjia historike e daljes së qytetit nga fortesa si dhe prezenca dhe roli i familjeve të mëdha.

Shtëpia e Skëndulatëve

Ndalesa e rradhës do të jetë në një nga shtëpitë karakteristike të qytetit të Gjirokastrës. Një banesë e tipit kullë e ndërtuar në vitin 1700 me një stil autentik, që pasqyron modelin e familjes patriarkale.

Në këtë shtëpi do të shikojmë mjediset e organizuara sipas funksionit Oda e miqve, dhomat dimërore, dhoma e të moshuarve, qilarët, dhomat e ruajtjes së ushqimit, stera e ujit. Vizita jep një ide rreth organizimit të jetës së familjes gjirokastrite në periudhën e mesjetës së vonë.

Eksperienca sipas dëshirës

  • Veshja me kostume traditcionale (mund të merrni me vete suvenirin tuaj fotografik)
  • Gdhendje druri (mund të merrni me vete punimin tuaj në dru)
  • Gdhendje në gur (mund të merrni me vete suvenirin që vetë do të gdhendni në gur).

Cilëndo prej eksperiencave që të preferoni, do të provoni ndjesi lokale, dhe do të krijoni një kujtim të personalizuar.

Gjatë turit do të zbulohen elementët e dekorit tradicional, kuptimi dhe simbolika e tyre shpesh herë fetare por edhe pagane, si edhe mënyra e punimit artizanal të zonës.

Klasë gatimi

Këtë eksperiencë do ta përmbyllim me një klasë gatimi në “Qafën e Pazarit” Veç ndjesive dhe kujtimeve prej pjesëmarrjes suaj në gatim do të merrni me vete një recetë sekrete. I gjithë turi do të finalizohet me testimin e shijeve lokale që vijnë të kombinuara me shumllojshmërinë e bimëve të rajonit.

Çmimi:

Për 1 person:75 Euro/person

Për 2 persona:70 Euro/person

Për 3 persona:65 Euro/person

Për 4 persona:60 Euro/person

Për grupe mbi 4 persona:55 Euro/person.

Për fëmijët deri në 4 vjeç falas.

Deri në moshën 12 vjec 30% më pak.

Nga mosha 12 deri në 18 10% më pak.

Është  e përfshirë:  hyrja  në kala dhe te shtëpia e Skëndulit, një prej eksperiencave dhe klasa e gatimit.

 

Gjuhët: Anglisht, Italisht, Greqisht, Spanjisht, Shqip, Frëngjisht.

Kohëzgjatja: 6 orë.