Kjo është një ecje me vështirësi të ulët deri mesatare me nisje nga kthesa e Antigonesë ku shkohet me mjet. Shtegu drejt Spilesë pas këtij momenti kalon përmes një territori me zall me vështirësi të ulët.
Në manastir mund të vizitohet kisha e shën Nikollës monument kulture I kategorisë së parë.
Manastiri i Spilesë daton që prej vitit 1634. Naosi i gdhendur në formë kryqi është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit, Kalist. Objekti mahnit me gjallërinë e ngjyrave të afreskëve dhe stilin rebel të pikturës murale. Kisha e vogël e murgjve në një shpellë që qëndron brenda faqes së një shkëmbi karstik është kulmi i kësaj experience. Shpella dikur strehonte murgj eremitë që besohet se vetëizoloheshin në shpellë si sakrifikim për qenien e tyre mëkatare. Murgjit e fundit kanë jetuar në manastir deri pas Luftës së Dytë Botërore dhe janë larguar prej andej gjatë regjimit komunist.
Do të shpenzohet rreth 1,5 orë kohë për të parë manastirin dhe për të eksploruar zonën përreth tij. Më pas do të ecim drejt fshatit Saraqinisht ku edhe do të konsumohet dreka piknik në oborrin e një banese. Bujtësit do të ofrojnë një recetë traditcionale qindra vjecare që përdorej kryesisht për festat me karakter fetar. Ky do të jetë edhe një moment kur do të mësoni shumë për zonën, traditën e Lunxhërisë dhe kulinarinë e pasur frymëzuar nga pasuria e rrallë e prodhimeve të tokës.
Pas drekës piknik do të nisim rrugën e kthimit drejt fshatit “Asim Zeneli”. Zbritja kalon përmes një peisazhi shumë të larmishëm, përshkon fshatin Tranoshishtë e më pas shtegut antik të fshatit Epirot, lëndina dhe kullota të pasura plot me jetë baritore. Pas mbërritjes në “Asim Zeneli” do të kryhet transporti me mjet drejt Gjirokastrës.
Për të rezervuar këtë udhëtim duhet të kontaktoni të paktën 1 ditë në avancë.
Kohëzgjatja: 4-5 orë, Vështirësia: e ulët, Mosha: mbi 12 vjec
Minimumi i grupit: 2 vetë
Maksimumi i grupit: 10 vetë
Cmimi për grup me 2 persona: 52 Euro
Mbi 5 persona: 48 Euro /person
Pjesëmarrësit duhet të sigurojnë veshje dhe këpucë të përshtatshme për hiking dhe ujë 2 litra.
Sende të tjera: krem dielli, kapele, barna personale, veshje për tu ndërruar.
Përfshihet: transporti vajtje-ardhje si dhe guida në shqip ose anglisht, dreka piknik.