Nisemi prej Gjirokastrës dhe shkojmë në Labovën e Kryqit me makinë, shohim Kishën e Labovës, një vizitë e guiduar, në një nga monumentet më të rralla në Jug dhe një nga Kishat mistike të periudhës Bizantine me një arkitekturë unike.
Mbushim ujë në burim dhe nisemi për Hiking për Libohovë rreth 2 orë hiking.
Zbresim dhe drekojmë tek Sedati, një nga Kuzhinierët më të mirë në qarkun e Gjirokastrës me një eksperiencë 30 vjeçare.
Vizitojmë varret e Bejlerëve dhe tyrben Bektashi.
Kthehemi në Gjirokastër.
Rezervimi për këtë tour duhet bërë një ditë para.
Vendtakimi: tek zyra e C-Adventures and Tours.
Kohëzgjatja: rreth 5 orë. Vështirësia: e ulët. Mosha: mbi 12 vjeç.
Minimumi i grupit: 4 Persona.
Maksimumi i grupit: 30 persona.
Price 2024: €68/person (7 % ulje per grupe mbi 10 persona, 15% Komision)
Orari: 9 e mëngjesit.
Pjesëmarrësit duhet te kenë rroba dhe këpucë të përshtatshme për Hiking.
Gjëra të nevojshme: Krem dielli, kapele, mjekimet tuaja personale, rroba pët t’u ndërruar.
Përfshihen në çmim: Udhëtimi vajte-ardhje, si edhe guida në shqip ose anglisht, si edhe dreka.