Duration
Location
Group
Over 18 Years Old
Age

Kjo eksperiencë do të jetë e ndarë në 2 pjesë.

“Histori Italiane nga jugu” përfshin  një tur historik të shoqëruar me një prezantim te detajuar të gjurmëve kulturore, historike, modelit të bashkëjetesës dhe figurave të njohura nga Italia që jetuan dhe punuan në këtë hapësirë.Do të udhëtoni pas në kohën midis luftërave dhe do të merrni ndjesi gati të harruara kombinuar me fakte foto dhe muzikë të periudhës.

Fillimish do të përshkojmë në këmbë  qendrën historike  te pazarit  dhe dy nga lagjet ku gjurmët e kulturës italiane  janë evidente ende në ditët e sotme.Pervec  historikut të arkitekturës objekteve të biznesit dhe gjurmëve që lidhen me fillesat e kapitalizmit do të njiheni  dhe me personazhe italiane që kanë jetuar  dhe kanë bërë histori në Gjirokastër.

Ndikimi  i arkitekturës italiane ishte elementi që modernizoi në fillim të shek të XX   fillimisht banesat e tregtarëve të qytetit.Ky ndikim edhe sot është shumë I dukshëm sidomos në banesat e  “Dr. V. Laboviti”,banesa “Ceci”,banesa “Qurku”etj. Disa prej tyre do të jenë pjesë e këtij itenerari.Do të njihni përmes këtij turi personazhe si arkitekti  Vitaliano Poselli që jetoi dhe punoi në Gjirokastër gjatë viteve 30 dhe do të befasoheni prej rrugëtimit të tij në Shqipëri.

Në pjesën e dytë të këtij turi ju do të shijoni një kafe në ambjentet tona në pazarin historik ku udhërrëfyesi do t’ju bëjë një prezantim të detajuar të fotografive historike  të kohës dhe dëshmive  të grumbulluara prej arkivave italianë dhe shqiptarë. Pjesë e prezantimit do të jenë fakte rreth garnizonit më të madh ushtarak italian në Ballkan atij të Gërhotit ku u strehuan dhe jetuan për disa vite 12 mijë ushtarë italianë. Atmosferës do ti shtohen tingujt e muzikës italiane të viteve 30-40.

Kohëzgjatja e aktivitetit: 3 orë

Minimumi i grupit: 2 persona.

Cmimi 2024: 40 Euro per person (2-10) (7 % ulje per grupe mbi 10 persona, 15% Komision)

Gjuhët e turit: shqip, italiasht, spanjisht, anglisht, greqisht, frëngjisht.

Oraret: 09 : 00 dhe 17 : 00

Limiti i moshes: 18+

Shënim: Për të prenotuar turin në gjuhën greke dhe frënge, ju duhet të kontaktoni me ne, së paku një ditë para.