4-5 Hours
Duration
Antigone, Gjirokastër
Location
Average
Difficulty
2-15 People
Group
Over 12 Years Old
Age

Ky aktivitet nis me transportin me mjet drejt fshatit “Asim Zeneli”. Shtegu me vështirësi mesatare kalon përmes rrugës këmbësore që zbret fillimisht në përroin në lindje të fshatit “Asim Zeneli” dhe më pas fillon ngjitja drejt kodrës së Antigonesë. Ecja me këmbë përshkon një terren me tokë të butë dhe masiv shkurresh mesdhetare dhe zgjat rreth 1 orë e 30 minuta.

Ju do të hyni në parkun e Antigonesë nga perëndimi dhe do të gjendeni përballë agorasë së qytetit antik ndërtuar në vitin 295 p.k. Qyteti I ndërtuar nga mbreti Piro I Epirit për nder të gruas së tij Antigona është zbuluar rreth viteve ’70. Që prej asaj periudhe rreth 7% e rrënojave të qytetit janë evidentuar. Rrugëtimi brenda parkut të Antigonesë do të ndalet tek mozaiku paleokristian I shek.V në dyshemenë e një bazilike ndërtuar me gurë antikë. Do të ketë një përshkrim të detajuar të gjetjeve dhe rrënojave në lagjen e zejtarëve ku do të shpjegohet statusi social dhe jeta e banorëve të Antigonesë dhe në përfundim të vizitës do të vijohet drejt akropolit të qytetit antik. Brenda parkut mund të shpenzohet rreth një orë për tu qetësuar. Qyteti me një pozicion strategjik ofron një panoramë të shkëlqyer të luginës.

Rruga e kthimit kalon përmes shtegut të fshatit Epirot nën këmbët e fshatit mesjetar Tranoshishtë. Zbritja është me vështirësi të ulët deri në mesme me thyerje të forta dhe bukuri të rrallë. Shtegu është I vendosur krah një prej burimeve më të rëndësishëm ujorë në zonë ndërsa amosfera baritore dhe kopetë e të imëtave e shoqërojnë udhëtimin vazhdimisht pavarësisht stinës.

Pas kthimit në fshatin “Asim Zeneli” do të ndalemi për një drekë piknik në oborrin e një familjeje nga fshati. Petaniku i zonës I pjekur në sac , turshitë dhe rakia e rrushit prodhuar në mënyrë artizanale do të finalizojnë këtë eksperiencë të udhëtimit në natyrë, kohë dhe në histori.

Për të rezervuar këtë udhëtim duhet të kontaktoni të paktën 1 ditë në avancë.

Kohëzgjatja: 4-5 orë

Vështirësia: Mesatare

Mosha: mbi 12 vjec

Minimumi i grupit: 2 vetë

Maksimumi i grupit: 15 vetë

Cmimi për grup me 2 persona: 38 Euro /person

Për 3 persona: 36 Euro/person

Për 4 persona: 34 Euro /person

Për 5 persona: 32 Euro /person

Mbi 5 persona: 30 Euro /person

Pjesëmarrësit duhet të sigurojnë veshje dhe këpucë të përshtatshme për hiking, ujë 2 litra.

Sende të tjera: krem dielli, kapele, barna personale, veshje për tu ndërruar.

Përfshihet: transporti vajtje-ardhje si dhe guida në shqip ose anglisht