2 Dite
Duration
Gjirokastër
Location
1-12 Persona
Group
Gjithe Vitin
Dates

Një tur dy ditor që ndërthur shijimin e verës me poezinë dhe kalërimin.

Dita 1
Turi i Ismail Kadaresë në Gjirokastër

Një rrugëtim mbrësëlënës nëpër Gjirokastër, atje ku shkrimtari Kadare u frymëzuar për të shkruar veprat e tij të hershme. Takime me magjinë e fëmijërisë së tij dhe tri veprat kryesore të shkruara për qytetin rrëfyer nga studiues të artit dhe letërsisë

Verë dhe poezi

Do të prezantojë dy verëra nga rajoni shoqëruar me historinë dhe mënyrën e vjetërimit, karakteristikat dhe personalitetin. Poezi të përzgjedhura interpretuar nga profesionistë të aktrimit do të vijnë krahas shijimit të verës dhe darkës me gatime traditcionale. Akomodim në një nga hotelet më të mirë të zonës historike.

Dita 2

Udhëtimi i Miqësisë me kalë

Një takim emocionues me kuajt, vendosja e raportit përmes udhëzimeve të instrukturëve dhe një shëtitje rreth 1 orë e 30 minuta në natyrë. Përshkohet terren kodrinor me hapje të gjerë të luginës dhe sfond malin e Lunxhërisë. Grupi përmbyll eksperiencën me një piknik në fshatin “Asim Zeneli” ku do të gatuhet petaniku i zonës shoqëruar me meze dhe raki fshati. Kjo ditë do të zgjasë rreth 3-4 orë.

Terma dhe kushte

Cmimi per person 9900 lekë

Përfshihet: Akomodimi, darka, mëngjesi, dreka piknik dhe aktivitetet e përmendura. Transporti pas takimit në Gjirokastër deri në përfundim të programit, guidim profesional përgjatë gjithë turit.

Transporti nga Tirana është i mundur vetëm për grupe deri në 8 vetë me kosto ekstra për person vajtje-ardhje 2500 lekë.

Nuk përfshihen: pijet ekstra apo shërbime që nuk përmenden më sipër.