Gjirokastër
Location
4-22 Participants
Group
Over 18 Years Old
Age
Every Friday
Dates

“Verë dhe Poezi”

Tradita e verës shqiptare

Megjithëse vera ka një traditë mijëravjeçare, është e pamundur të përcaktohet se kush e shpiku atë.Edhe në Shqipëri kjo traditë është e hershme. Vera përmendet që nga lashtësia por është e dokumentuar pak.

Sheshi i bardhë dhe sheshi i zi janë varietetet kryesore të verës. Prejardhja e këtij emri lidhet me fshatin Shesh pranë Tiranës. Të dy këto varietete janë vera aromatike dhe të këndshme. Këto verëra përmirësohen ndjeshëm me kalimin e kohës dhe ngjyra e rubinit të theksuar tek vera e kuqe mund të ndryshojë me vjetërimin.

Kallmeti, debina, centrali, vloshi, serini, pulesi, manakuqi janë varietete të njohura që shtrihen në zona të ndryshme klimatike. Shqipëria ka katër zona të kultivimit të hardhisë duke nisur nga lartësia 300 m deri në lartësinë 1000 m dhe ne do të përpiqemi të sjellim shije vere nga të gjitha këto nivele të kultivimit.

-Ideja “Verë dhe Poezi”

Vetë vera është një poezi në shishe. Për të evidentuar vlerat e vërteta të traditës në Shqipëri do të sjellim cdo  javë  një kantinë vere nga Shqipëria për te prezantuar produktet e saj.

Mbrëmja e së premtes do të njoftohet më parë dhe do të jetë një event i shtrirë përgjatë gjithë vitit.

Gjatë mbrëmjes do të prezantohen 2 verera të ndryshme, me te mirat e secilës kantinë të shoqëruara me historinë, trashëgiminë dhe mënyrën e ruajtjes dhe vjetërimit të verës. Eventi do të sjellë historinë personale të secilit prodhues dhe emocionin e të gjithë procesit të shijimit. Pjesmarrësit do të ftohen të jenë interaktivë.

Ky është një  event jo statik i cili do të përdorë hapësirat e brëndshme të sallës sonë të eventeve por sipas rastit dhe stinës mund të zhvendoset edhe në rrugë.

Në harmoni  me verën do të shërbehen ushqime të ftohta përfshi llojet e ndryshme të djathit,proshutat,frutat lokale ose cokollatat sipas rastit.

Çdo javë do të ketë dicka të re dhe surprizuese që do te njoftohet në atë mbrëmje.Poetë shqipëtarë dhe të huaj do të vijnë në shqip dhe në gjuhë të tjera kombinuar me muzikë dhe interpretime live. Pjesemarrësit do të ftohen të përcellin emocionet e tyre përmes recitimit të poezive.I gjithë eventi sillet si një mundësi për ti dhënë vlera shpirtërore të premtes mbrëma si një ushqim me verë dhe poezi.

-Si mund ta rezervoni këtë event?

Ju mund te rezervoni online ose mund të blini një biletë fizikisht në zyrën tonë të paktën një ditë para eventit.

-Kush do ta udhëheqë këtë eksperiencë?

Kjo eksperience do të udhëhiqet nga një ekip i specializuar në fushën e verës dhe të aktrimit.

Përmbatja poetike udhëhiqet prej z.Ilir Lluri  regjizor ,aktor, njohës i poezisë klasike dhe bashkëkohore. Ai është edhe një prej recituesve më të mirë në rajon.

Ndërsa shijimi i verës do të udhëhiqet nga z.Agim Lice me një eksperiencë gati 35 vjecare në fushën e shërbimit dhe njohjes së verës. Z.Lice ka lehtësuar me qindra evente të niveleve të larta ndër vite.

Bashkëpunëtorët tanë

Bashkëpuntorët tanë  për  këtë event të përjavshëm janë disa nga kantinat kryesore në Shqipëri.

Kantina Buka një nga prodhueset më të rëndësishme të verës në rajon. Prezent në treg prej gati 30 vitesh kantina Buka drejtohet nga një ekspert i njohur vere. Produkti ka disa cmimi kombëtare dhe ndërkombëtare dhe hyn mes verërave elitare të Jugut të Shqipërisë.

Bejko winery

 Ka filluar të prodhojë verë në vitet 1999-2000, në mënyrë artizanale dhe me sasi të vogël. Në vitin 2010 përmes një investimi të ri është rritur jo vetëm sasia por edhe është arritur  përpunimi profesional dhe sipas standarteve i verës.

Çobo Winery

Kantina Cobo është  hapur në vitin 1998, por prodhimi i verës ka datuar më herët pasi është një traditë e hershme familjare.

Faba Winery

Krijimi i kantinës FABA daton  në fillimet e vitit 1990 . Sot përsosmëria e Kantinës Faba kalon përmes investimit te fjalës së fundit të teknologjisë së prodhimit të verërave.

Librazhd Winery

Prodhimi i verës tek  “Kantina e Verës” Librazhd, është ajo klasike dhe e kombinuar me atë bashkëkohore.

Ky event organizohet cdo të premte përgjatë gjithë vitit.

Cmimi 2024:  34 Euro per person (7 % ulje per grupe mbi 10 persona, 15% Komision)

Minimumi i grupit: 4 pjesëmarrës

Maksimumi i grupit: 22 pjesëmarrës

Minimumi i moshës: 18 vjec