7-8 Hours
Duration
Gjirokastër
Location
Medium
Difficulty
1-4 People
Group
Guide, Lunch
Includes

Turi off road i Zagorisë është një udhëtim i rrallë mes maleve dhe luginave malore, në 70% të tij përmes një rruge të paasfaltuar.

Takimi me guidën do të fiksohet në qytetin e Gjirokastrës. Ndalesa e parë e turit do të jetë lumi i Suhës në zonën më të ngushtë të luginës pranë grykës së Selckës. Në varësi të stinës mund të laheni në lumë, të shijoni ujvarën ose thjesht të kaloni momente qetësie mes shkëmbinjve dhe eksplorimit të natyrës së egër të luginës.

Ndalesa për drekën do të jetë fshati Poliçan i Pogonit ku do të shijoni disa nga produktet e zonës përfshi mishin dhe bulmetin e lartësive mbi 900 m.

Do të përshkojmë më tej gjithë luginën malore të Zagorisë me një panoramë të rrallë për tu ndalur pranë fshatit Ndëran për të vizituar Urën e Manastirit një prej objekteve mesjetarë më të rëndësishëm të zonës, dëshmi e shkëmbimeve tregëtare të kohës dhe e potencialit ndërtimor. Guida do t’ju udhëheqë përmes një udhëtimi në kohë për të vizituar kishën dhe rrënojat e manastirit të vitit 1702.

Rrugëtimi juaj off road do të vijojë pasdite drejt luginës së Çajupit ku do të ndalemi për të shijuar panoramën.

Rruga drejt Gjirokastrës pas këtij momenti është e asfaltuar por plot kthesa dhe adrenalinë. Ajo gjarpëron përgjatë faqes së malit dhe poshtë ka pamjen e gjerë të luginës së Drinos.

Udhëtimi do të përfundojë në qytetin e Gjirokastrës në mbrëmje.

Kohëzgjatja: 7-8 orë

Koha: Orari i fundit i nisjes : ora 11.00 am

Minimumi i grupit: 1

Maksimumi i grupit: 4

Përfshihet: Dreka, Guida

Çmimi për person për grupe me 1 person: 150 Euro

Çmimi për person për grupe me 2 persona: 110 Euro

Çmimi për person për grupe me 3 persona: 100 Euro

Çmimi për person për grupe me 4 persona: 90 Euro

Guida: Anglisht

Niveli i vështirësisë off road: Mesatar

Shënim: Kërkesat për grupe me më shumë pjesëmarrës duhen bërë të paktën 2 ditë para datës së synuar.